Rama po dhunon gazetarët, ‘Reporterët pa kufij’: Ndalu

Tuesday, 16 Prill 2019 12:20

Organizata prestigjioze e gazetarëve ‘Reporters sans frontieres’ thirrje qeverisë shqiptare të ndalë dhunën ndaj protestuesve dhe ndaj gazetarëve.

‘Reporters sans frontieres’ ka shkruar sot në llogarinë e vet në Twitter për 2 gazetarët shqiptarë që mbetën të lënduar nga dhuna e forcave policore në protestën e 13 prillit, thirrur nga opozita e bashkuar.

RSF-ja përsërit shqetësimin për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe ndaj gazetarëve.

‘Dy gazetarë janë plagosur rëndë në Tiranë, ku mijëra protestues, mes një tensioni të madh, i kërkojnë kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme’.

Reporters sans Frontieres u kujton autoriteteve shqiptare se janë të angazhuara në procesin e integrimit në Evropë dhe bën thirrje që të mos përdoret dhunë, as ndaj protestuesve e veçanërisht, ndaj gazetarëve.

‘RSF International u kërkon autoriteteve shqiptare, të cilat synojnë të jenë pjesë e BE, të mos përdorin forcë shpërpjesëtimore gjatë protestave, veçanërisht ndaj gazetarëve dhe kameramanëve që përcjellin protestat’.

Login to post comments