Nga Sali Berisha
Denoncohet përpjekja e gazetares së narkoqeverisë Kazhani për:
- të denigruar familjen e viktimes Nertil Pellumbi si dhe mashtrimi i saj se
- Nertili ishte femijë i braktisur dhe
- sipas saj nuk ishte as i regjistruar.
Të dashur miq, se pari t’i urojmë sherim të plotë gjimnazistit 17 vjeçar Nertil Pellumbi, viktimë fatkeqe e një aksidenti nga gazetarja e narkoqeverisë Mira Kazhani por dhe poshtërsisë shtetërore për manipulimin e tij. Unë gjatë këtyre ditëve kam publikuar disa herë mesazhe të qytetarëve dixhital për këtë aksident.
Arsyet pse unë i rikthehem ketij problemi janë si vijon:
-e para vitet e fundit janë bërë të shumta rastet e aksidenteve madje me pasoja edhe vdekjen nga deputetë, narko drejtorë policie, doganash apo soji i tyre etj, të cilat janë fshehur apo manipuluar. Madje ka patur raste që për viktimat as dosje ngjarjeje nuk është hapur.
Une i kam denoncuar me forcë duke publikuar çdo dëshmi të qytetarëve dixhital për këto raste pasi vërtet aksidenti është fatkeqesi edhe për autorin e tij por përdorimi i pushtetit të çfardolloj për manipulimin apo fshehjen e tij perbëjnë krim të shëmtuar.
Ne rastin e Mira Kazhanit nuk kam asnjë dyshim se kemi të bejmë me një aksident pa dashje por ligji duhet të jetë i njejtë dhe përpjekjet për manipulimin dhe fshehjen që në fillim nga narkopushteti janë krim i vertetë.
Çfarë ndodhi pas aksidentit?
Qytetarët dixhitalë kanë denoncuar se, së pari narkopolicia me nderhyrje nga Lal Plehu dhe nga Kryeministria fshehu aksidentin për disa orë.
Se dyti, narkopolicia dha lajmin për aksidentin vetëm pasi deshmitarë të vendngjarjes shperndanë lajmin dhe fotot e aksidentit.
Se treti, në komunikatën e saj policia, pasi lavdëronte Mirën se dha shpjegime, nuk jepte asnjë sqarim për viktimën por thoshte se automjeti i gazetares se narkoqeverisë u dëmtua.
Së katërti, në komunikatën e saj policia nuk thoshte asnjë fjalë për gjendjen e rendë të aksidentuarit ndërkohë që ai ishte në gjendje kome në spital.
Së pesti, pasi për një javë rrjesht nuk u dha asnjë lajm tjetër për gjendjen e të riut dje gazetarja e narkoqeverisë Kazhani, si për të justifikuar braktisjen e viktimës dhe zhvleresuar viktimën dhe jetën e tij shkruan se:
“Dhe sot ka një shpjegim: Policia nuk arrinte dot ta identifikonte, pasi ishte një fëmijë fatkeq, i braktisur, i një familjeje me problemet e saj, të cilët as nuk e kanë regjistruar në gjendje civile. Shenjat e gishtërinjve të tij nuk ekzistonin.”
Pra ndër të tjera Kazhani, Pëllumbin e nxjerr edhe të ri të braktisur nga familja, madje edhe pa regjistruar në gjendje civile, ndërkohe që mesazhet e mëposhtme denoncojnë deklaratat e Kazhanit si të paverteta natyrisht jo të paqëllimshme. Ju ftoj ti lexoni ato! sb
Doktor une kam qenë në spital sot për Nertilin sepse e kemi nxënes tek gjimnazi Aleks Buda, kam kontaktuar me familjarët dhe vertet gjendja është e rëndë, dhe gazetarja sipas prinderve nuk ka denjuar asnjë kontakt me familjarët, plus që për një javë askush nuk ka dhënë asnjë informacion për Nertilin. zoti e ndihmoftë
Po lexoja kundërpergjigjen që Mira Kazhani i paska bërë Doktorit ..ku nder të tjera shkruan ishte një fëmi i braktisur nga familja ..dhe i paregjustruar ..mos vall kjo mirushja ka dasht me justifiku krimin që bëri dhe u mçef për një dit ..deri sa e bëri publik z.Berisha ...dhe meqë i paskërka pamjet filmike Mira ..pse nuk i bën publike ..që të bind opinjonin publik ..sepse dihet që në autostradë asnjë shofer nuk denohet penalisht kur të del përpara qoftë edhe njeri ...por që dëshmitarët që e kan parë rastin thonë që djali ka qenë në anë të rrugës duke prit furgonat ...dhe mira ka qenë me kufje në vesh duke fol ..e hutuar në muhabet ....publikoj pamjet moj zonjush meqe i ke .
Përshendetje doktor.ky është ai djali që shtypi gazetarja Mira Kazhani dhe është në gjendje kritike për jetën por policia po e fsheh si krim dhe nuk e ka rregjistrruar fare është në raminacjon në spitalin ushtarak po të shkosh ta kërkosh te recepsjoni nuk ka informacjon për këtë djal
Pershendetje doktor. Të uroj shendet dhe jetë të gjatë.
Në lidhje me aksidentin e Mira Kazanit, Nertil Pëllumbi është i regjistruar në gjendje civile, të Njesia Bashkiake Nr.11, Breg Lumi, dhe Mira genjente kur thosh nuk është i regjistruar, shenjat e gishtave nuk kanë nga dalin, per sa kohë ai është një femijë minoren dhe nuk ka aplikuar për dokumenta identifikimi biometrik. Dhe nuk është farë i braktisur nga familja SE bënte një jetë normale si bashkmoshatarët e tij.