Shqipëria në një udhëkryq tejet të rrezikshëm, por Pashka është ditë e shpresës

Diel, 21 Prill 2019 11:54

Nga Sali Berisha.

Sot të krishterët katolikë, shqiptarë dhe të të gjithë botës, festojnë Pashkën, ditën e ringjalljes së Krishtit Mbret.

Kjo ditë e bekuar i ka gjetur kësaj radhe Shqipërinë, besimtarët katolikë dhe miqtë e tyre të besimeve të tjera në një udhëkryq tejet të rrezikshëm. Por Pashka, dita e ringjalljes së Hyjit është për çdo njeri, për të gjithë besimtarët, ditë e besimit të madh tek Zoti, te mirësia dhe gjithëfuqia e tij.

Vetishëm Pashka është ditë e shpresës së pashuar, e frymëzimit të njeriut nga vlerat hyjnore dhe njerëzore dhe një e ardhme më e mirë.

Duke ju uruar të gjithë besimtarëve katolikë këtë ditë të shenjtë, ju ftoj të dashur miq t’i lutemi ne Zotit që të bekojë Shqipërinë, shqiptarët kudo që janë dhe Pashkën tjetër më mirë të kremtojmë! Gëzuar!

Login to post comments