Dita e Tokës/ Të rinjtë e PD-së pastrojnë plazhin e Spillesë

Hënë, 22 Prill 2019 11:34

Të rinjtë demokratë kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar ditën e tokës. Ata janë mbledhur së bashku dhe kanë pastruar një zonë të madhe të plazhit të Spillesë nga mbteturinat.

Njoftimin për këtë aktivitet e ka dhënë përmes nje postimi kreu i forumit rinor demokrat Belind Këlliçi.

Ja postimi i tij i plotë:

Në ditën e tokës, së bashku me studente dhe gjimnazistë të Tiranës, vendosem të kthejmë vështrimin nga shtëpia jonë e përbashkët, planeti Tokë.

Sot është dita për të ndërgjegjësuar veten dhe këdo kundrejt dëmit mjedisor që progresi ynë teknologjik, social & ekonomik ka shkaktuar dhe për të rihyrë në harmoni me shtëpinë e njerëzimit.

Ndaj vendosëm që këtë ditë ta kalonim duke pastruar 2 km vijë bregdetare në plazhin e mrekullueshëm të Spillesë, duke dhënë edhe ne sadopak kontributin tonë modest në këtë ditë ku e gjithë bota sensibilizohet dhe tregon me shumë respekt për mjedisin tonë të përbashket.

Ndërgjegjesimi yne nuk përmbyllet në një ditë, inkurajojme te gjithe te rinjte te kujdesen për mjedisin, të perdorin me pak plastike, të ulin shpërdorimin si dhe të jetojnë një jetë me ekologjike.

Login to post comments