Burimet nga Partia Demokratike bëjnë të ditur datën se kur do të mbahet protesta e radhës.
Ajo është 11 maj në orën 18:30
Kryetari i PD, Lulzim Basha mblodhi sot në orën 11:00 Kolegjin e Kryetarëve për të diskutuar për aksionin e opozitës.
Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, pritet të vendoset axhenda e protestave. Pak ditë më parë Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike doli me 3 propozime konkrete për krizën
PD paralajmëroi bojkotin e 30 qershorit, ndersa deklaroi se do regjistrohet me zgjedhje vetëm pasi të jene krijuar kushtet për zgjedhje te lira.