Këshilli Kombëtar i Partisë Lëvizja e Legalitetit ka vendosur që të mos futet në zgjedhje te 30 qershorit.
Ky është vendimi i marrë nga aleati tradicional i Partisë Demokratike. Si një nga partitë më të vjetra në skenën politike shqiptare, vendimi i PLL-së shkon në të njëjtën linjë me atë të PD-së dhe opozitës në tërësi.
Kreu i PLL-së Shpëtim Axhami ka konfirmuar faktin se nuk do të bëhen pjesë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit pa u siguruar vota dhe plotësuar kushtet e vendosura nga opozita.
‘Jemi në mbështetje të aksionit politik që kryetari i opozitës së djathtë ka ndërmarrë, duke gjetur mbështetjen e te gjithë elektoratit tonë dhe më gjerë’, thuhet në mesazhin e kreut të PLL-së Shpëtim Axhami.