"Harojini zgjedhjet, do ndëshkojmë..." paralajmërimi vjen nga banorët e Unazës

Hënë, 22 Prill 2019 19:55

Banorët e ‘Unazës së Re’ kanë dalë edhe sonte në protestë në mbrojtje të banesave të tyre që rrezikojnë prishjen nga projekti korruptiv i qeverisë.

Një nga banorët protestues i lëshoi thirrje Kryeministrit Rama dhe kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj që ta harrojnë se do zhvillojnë zgjedhje në zonën e tyre apo do munden të blejnë banorët me paratë e drogës.

“Kjo qeveri shef për xhepat e veta, për familjarët e saj. Kjo qeveri tregon sa pa shpirt është.

Ky vemja e bashkisë që kërkon të marrë trofeun, nuk ja gjen shokun për mashtrues në të gjithë globin...

Ky që erdhi nga Mjafti për shoqëri të hapur. Ky që punëson qindra veta me profile false për të sulmuar Unazën e Re.

Këta nuk duan zgjidhje, këta duan përballje.

E shikoni sot që nuk ka provokatorë këtu sepse kur ka i fut Rilindja

Por nuk janë të gjithë policët të tillë, janë vetëm disa nga Komisariati nr 6.

Këtu do bëjmë votime të lira dhe të fshehta, dhe këtu ta harrojnë se mund të na blejnë. Do thotë ndonjëri po ça na duhet politika. Po ku është sot Saimir Tahiri? Sot Tahiri që bëri vota me drogë është përpara drejtësisë. Kë do kapim lekë do ia bëjmë gjyqin aty. Po deshën me dhunë le ta provojnë”, tha banori protestues.

Login to post comments