Kreu i PBDNJ, Vngjel Dule ishte aleati i radhës që firmosi marrëveshjen e përbërë nga 10 pika me kreun e PD, Lulzim Basha.
Gjatë një prononcimi për mediat, Dule u shpreh se opozita ka një axhendë të mirëpërcaktuar.
"Duam të theksojmë se zhvillimet politike në vendin tonë kalojnë në një stad të ri cilësor. Kemi një artikulim të qartë të opozitës ndaj qeverisë Rama me një axhendë të mirëpërcaktuar. Pikërisht në këto momente kur kemi këtë artikulim të qartë kur kemi mbështetje masive, është momenti ti drejtohemi ndërgjegjes qytetare. Asnjë qytetar i vendit nuk kontribuon nëse nuk shpreh kundërshtinë e vet në çdo formë dhe mënyrë, për të shprehur se Edi Rama çdo sekond që rri është një kosto më shumë. Qytetarë reflektoni, e keqja është e përbashkët për të gjithë ne.
Zgjedhje pa qytetarët nuk kanë kuptim", tha Dule.