Kreu i LZHK, Dashamir Shehi firmosi marrëveshjen e koalicionit opozitar të përbërë nga 10 pika.
Në një pronocim për gazetarët, Shehi u shpreh se mosregjistrimi në zgjedhje është fillimi i betejës, ndërsa do të vazhdojnë me të gjitha format më tej.
"Është një marrëveshje principi. Është e larguar nga të gjitha këto egoizmat parazgjedhore. Nga kjo fillon beteja nga mos-regjistrimi. Ne do e vazhdojmë me të gjitha mënyrat duke filluar nga mosdeklarimi. Duke bërë të mundur që qytetarët të mos shkojnë në zgjedhjet, të gjitha format. Harku opozitar po formulohet me parti, ide lëvizje. Ky është regjim, është një oligarki", tha ai.