Kryemadhi: Marrëveshja, rezultat i gjithë agjendës opozitare të mirëorganizuar prej 1 viti

Tuesday, 23 Prill 2019 17:24

Pas diskutimesh të shumta prej disa orësh, ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim e thirrur nga kryetarja Monika Kryemadhi, ku është vendosur që më 26 prill në orën 11:00 do të thërrasë Komunitetin Drejtues Kombëtar.

Në fokus të mbledhjes së kryesisë së LSI-së ditën e sotme kanë qenë diskutimet për axhendën dhe aksionin opozitar. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte e fundit në radhë por jo për nga rëndësia, që firmosi marrëveshjen për krijimin e koalicionit opozitar me Partinë Demokratike. Ajo e cilësoi “flamurin e shpresës për shqiptarët” këtë marrëveshje dhe tha se është e vetmja që garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

“Sigurisht aksionit opozitar i shtohet një element tjetër shumë i rëndësishëm për të gjithë skeptikët e opozitës për të gjithë ata që duan të dinë se çfarë ndodh. Tashmë kanë strategjinë, platformën dhe alternativën e opozitës, është shumë e qartë, ju do të njiheni menjëherë mbas kësaj, vjen si rezultat i gjithë kësaj axhendë opozitare e mirëorganizuar prej 1 viti, e cila përfundon sot në nënshkrimin e një koalicioni të përbashkët opozitar përballë, një shteti të kapur nga krimi i organizuar, e cila garanton mbi të gjitha zgjedhje të lira dhe të ndershme”,-u shpreh ajo.

Login to post comments