Sot ambasadori i OSBE Bern Borchard, i njëjti ambasador që ka përpiluar raportin e blerjeve të zgjedhjeve parlamentare të 2017 tha se ndryshimi i datës së zgjedhjeve është një proces i ndërlikuar. Një deklaratë e cila u bë pasi Partia Demokratike po nënshkruante frontin opozitar me një sërë parti të rëndësishme ën vend mes tyre edhe Lëvizja Socialiste ëpr Integrim. Një deklaratë që nuk i përshtatet asaj që realisht po ndodh në Shqipëri, ku fronti opozitar po kërkon tjetër gjë dhe jo shtyrjen e zgjedhjeve.
Borchard duhet të jetë njeriu që e kupton më së miri rrezikun e zgjedhjeve të lira në Shqipëri pasi ai vetë deklaroi para zgjedhjeve parlamentare se 2 miliardë euro të kanabisit po qarkullojnë në Shqipëri. Gjithashtu Boshard ka qënë hartues i raportit që nxinte mbajtjen e zgjedhjeve në Shqipërinë e 2017 me 20% të votave të blera, raportime të konfirmuara edhe nga përgjimet e dosjeve 339 dhe 184 të cilat arta Marku po i pluhuros në sirtarët e prokurorisë.
Në rastin konkret drejtuesit e opozitës nuk kanë kërkuar shtyrje të zgjedhjeve, kërkohet largimi i Ramës Kryeministër, qeveri tranzitore dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Pra Boshard nuk duhet të ngatërrojë radhën që do të krijojë terrenin për zgjedhje të lira, pasi shtyrja është një moment pasi të largohen falangat e drogës, paratë e të cilëve minojnë votën e shqiptarëve./ Redaksionale