Opozita nuk ka bërë të ditur ende mekanizmat sesi do të bllokojë zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
I ftuar në RTV Ora, Petrit Vasili, tha se kjo parti karagjozësh nuk e ka të gjatë.
Vasili: Më ngjan si kuriozitet policesk. Gjithçka që shikoni, protestat, reagimet publike.Kemi parë dhe qeveri që thoshin Shqipëria është fanar në 1991.Por në krye as të tre muajve u shkri, jo më kjo parti karagjozësh.
I pyetur se në cilën nga rrugët që do të bllokojë opozita do të përqëndrojë aksionin, Vasili tha: "Jo vetëm në një. Në politikë nuk kam qëndruar kurrë në një vend. Do të jem kudo ku opozitës i duhet".