Ja 5 akset rrugore ku shqiptarët do të dalin sot në protesta masive

E Enjte, 25 Prill 2019 08:54

Pas më shumë se dy muajsh protestë para kuvendit dhe kryeministrisë, opozita ndryshoi strategji duke bllokuar qarkullimin  pothuajse në gjithë vendin.  Sot pasdite,  protestuesit e opozitës do të përqendrohen në 5 akse rrugore kryesore, duke i mbajtur të bllokuara në shenjë proteste për më shumë se 60 minuta.

Opozita nuk do të jetë sot para kuvendit, por e shpërndarë në 5 akse rrugore kryesore për të bllokuar lëvizjen e automjeteve për rreth 60 minuta në shenje proteste.

Protesta e opozitës do të  mbahet pasditen e sotme në orën 18:30, ndëra qytetarët do të vendosen për të bllokuar lëvizjen përkatësisht në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan,  autostradën Plepa-Kavajë në Durrës,  kryqëzimin e Milotit në Lezhë,  rrethrrotullimin e Sheqit në  Fier, dhe rrethrrotullimin e Shqiponjës në Tiranë.

1- Elbasan (Rreth rrotullimit Bradashesh).

2- Durrës (Autostrada Plepa – Kavajë, përballë Shtëpisë së Pushimit të Ushtrisë).

3- Milot (Karburanti në Autostradë).

4- Fier (Rreth rrotullimi i Sheqit).

5- Tiranë (Rreth rrotullimi Shqiponjës).

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...