Hoyt Brian Yee: Takimi Kosovë-Serbi nuk është vendimtar për dialogun, por do të ndodhë diçka e re

E Enjte, 25 Prill 2019 09:48

Ish-zëvendës ndihmës sekretari i shtetit amerikan për Evropën dhe Euroazinë, Brian Hoyt Ji, tha se takimi i presidentit serb Aleksandar Vuciq dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në Berlin më 29 prill me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez Emanuel Macro, nuk është takim vendimtar për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, por është një mundësi për të folur, megjithse ka përmendur se di☼ka e re do të ndodhë, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, “librat e historisë” për Ballkanin janë plot me “tani ose kurrë”, por takimi në Berlin nuk është një prej atyre, megjithëse është një mundësi.

Ai ka thënë se pret që diskutimi në Berlin do të sjell diçka të re, një përparim midis dy vendeve. “I jap të drejtë Gjermanisë dhe vendeve të tjera që ende organizojnë takime të tilla për të diskutuar hapat e ardhshëm. Unë shpresoj se do të diskutohet sinqerisht dhe detajisht për hapat e ardhshëm të Serbisë dhe Kosovës dhe se do të ndodhë një përparim, diçka e re… Mendoj se historia e ndarjes së territorit përgjatë vijave etnike nuk është ide e mirë, pragmatike, politike, diplomatike…pse të diskutohet”, ka thënë Ji.

Në takimin “zgjidhja e pazgjidhur në Ballkanin Perëndimor” në Uashington, ai tha se Serbia duhet të marrë një vendim të qartë nëse do të shkojë drejt BE’së ose Rusisë, sepse nuk është e mundur të kërkojë anëtarësimin në dy organizata të ndryshme në të njëjtën kohë.

Siç vlerësoi ai, nuk ka kuptim, sepse të dy organizatat dërgojnë sinjale konfuze dhe në të njëjtën kohë ngadalësojnë rrugën e tyre./GazetaExpress/

Login to post comments