Nga Erald Shulla
REFUZOJ
Të dashur miq demokratë, të rinj dhe të reja të FRPD,
Dëshiroj t’ju bëj me dije refuzimin tim ndaj kërkesës së KQZ për të plotësuar vendet vakante në Parlament të cilat u dogjën nga Deputetët e Partisë Demokratike.
Që në fillim kam qenë pro vendimit të Partisë Demokratike për djegien e mandateve parlamentare.
Unë nuk mund ta pranoj që Shqipëria të ketë një parlament ilegjitim dhe të korruptuar.
Duke filluar me “pazarin” e shitblerjes së votës e cila deformon vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Shqiptarët e varfër nuk meritojnë të të drejtohen akoma nga përfaqësues të korruptuar. Janë pikërisht këta qeveritar që e kanë çuar vendin në këtë humnerë ekonomike.
Qeveritarët sot nuk janë përfaqësues të qytetarëve por të trafikantëve të drogës, bandave kriminale të cilat kanë uzurpuar qyetet tona.
Unë sot jam i palëkundur krah demokratëve të njesisë 7 po njësoj si në vitin 2017,në të cilên isha pjesë e listës shumëemërore të kandidatëve të Partisë Demokratike.
Unë do të vazhdoj të jem besnik krah demokratëve dhe Kryetarit z.Lulzim Basha. Kam bindjen dhe shpresën e madhe se duke qenê të bashkuar ne do tia dalim jo vetëm duke fituar mbi të keqen, por duke e bërë vendin tonë më të begatë.