Ruçi bën ‘copë-copë’ RTSH-në e vëllamit të Olsi Ramës, por fajin e ka Musai

E Enjte, 25 Prill 2019 13:48

Duket se mungesa e opozitës reale në parlament, po i detyron përfaqësuesit e Rilindje që për ndonjë temë ‘dytësore’, të simulojnë edhe debate e sherre ‘parimore’.

Një situatë e tillë është aktruar sot në seancën parlamentare, pas raportit që mbajti deputeti Musa Ulqini për veprimtarinë vjetore të Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit Shqiptar (RTSH) për vitin 2018.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, menjëherë pas leximit të ‘sukseseve’ të mëdha që ka arritur RTSH, ka bërë nervozin dhe ka shpërthyer në akuza të forta.

Ai ‘kritikoi’ hapur raportin e Uqlinit, duke akuzuar se qytetarët që paguajnë për RTSH-në nuk i ndjekin fare kanalet e tij televizive.

‘Ne jemi këtu përfaqësues të atyre që na kanë zgjedhur dhe po na kanë ndjekur pyesin çfarë po raportoni kur Televizioni publik shqiptar ka tetë kanale dhe unë nuk i ndjek dot ato dhe ju flisni për paradat dhe sukseset tuaja’, tha Ruçi dhe pastaj e drejtoi gishtin nga Ulqini duke shtuar; apo jo zoti Musa?

Ruçi më pas, vazhdoi të kritikojë punën e RTSH-në (Të gjitha të vërteta) duke ‘fajësuar’ Musanë e shkretë dhe Komisionin e Medias, por harroi që të thotë qoftë edhe gjysmë fjale për përgjegjësin direkt, Thoma Gëllçin, drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptarë, i cili njihet edhe si vëllami i vëllait të kryeministrit, Olsi Ramës.

‘Ke televizor të teknologjisë së fundit, unë flas për ata që nuk kanë televizorin tënd dhe timin, me 10 mijë lekë është i vetmi kanal që taksapaguesit shqiptar janë aksionerë në financat e TVSH-së dhe e paguajnë ata, 12 mijë lekëshin. E dyta vërtitet një kanal tjetër, RTSH Kuvend, diskutojnë deputetët dhe nuk merakosen për veten kur do të transmetohet në mënyrë permanente. Një pjesë e zgjedhësve tanë janë me aftësi të kufizuara dhe kërkojnë kur TVSH do na mundësojë të ndjekim Kuvendin përmes gjuhës së shenjave. Prandaj raportimet dhe rezolutat nuk duhet të jenë formale por efektive, brenda shqetësimeve që kanë njerëzit që na kanë zgjedhur’, shpërtheu Ruçi kundër Musait.

Login to post comments