Sa kushton një deputet shqiptar

E Enjte, 25 Prill 2019 22:21

Tiranë, u publikua sot një studim mbi financimet dhe kostot e fushatave zgjedhore. Partitë politike deklarojnë financime deri 1.8 milionë euro, por sondazhet dhe pyetësorët zbulojnë kosto dhe harxhime shumë herë më të larta gjatë fushateve.

Kostot e larta të fushatave zgjedhore në Shqipëri ende nuk deklarohen plotësisht, ndërsa studimi më i fundit flet për qindra mijëra euro, që shpenzohen prej burimeve nga më të ndryshmet, shpesh edhe të panjohura.

Fondacioni Westminster për Demokraci (WFD) realizoi një studim në Shqipëri në bashkëpunim me Institutin Shqiptar për Sipërmarrjen, sipas të cilit partitë kryesore deklarojnë shpenzime fushate 1.8 milionë euro ose 20-40 euro në ditë fushate.

Sipas studimit, kostoja e zgjedhjes së një deputeti është 166 mijë euro, por një pjesë e madhe të dhënash financiare nuk regjistrohen.

Studimi u bazua mbi pyetësorë me deputetë dhe sondazhe me politkanë dhe biznesmenë, që I kanë hyrë politikës.

Grupi i parë i kandidatëve për deputetë ua paguan fushatën partia. Grupi i dytë janë biznesmenët që parapaguajnë praninë e tyre në politikë, dhe që përbëjnë 25% e parlamentit aktual, ndërsa grupi i tretë janë ata që paguajnë kosto fushate edhe për persona të tjerë.

Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë kërkuar që partitë të nxjerrin një kosto mesatare fushate, ndërsa policia ka deklaruar se gjatë fushate organizohen mbi 2600 tubime.

Kjo tregon se shpenzimet e vërteta tejkalohen disa fish deklarimet minimale të partive deri në 1,8 milion euro, përderisa vetëm një kandidat deklaron se ka shpenzuar afro 200 mijë euro.

Studimi është një përpjekje për të zbuluar kostot e fushatave për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore, në prag të një reforme zgjedhore.

Autorët dhanë ndihmesë të ndritohet një nga pjesët më të errëta dhe më shumë të dyshuara për kapje të shtetit dhe partive nga paratë me burime të panjohura.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...