Takimi rajonal/ Basha shpalos vizionin dhe sfidat për shëndetësinë: Basha: Situata aktuale në nivelin e Afrikës

Premte, 26 Prill 2019 11:07

Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka vlerësuar gjendjen e sistemit shëndetësor shqiptar si në vendet e Afrikës qëndrore. Ai ngriti gishtin e akuzës mbi qeverinë, e cila tërë dështimin e saj për premtimin “shëndetësi falas” po përpiqet t’ia faturojë profesionistëve si dhe kryeministrit, me “cirkun e tij të përditshëm”.

Basha foli në konferencën rajonale të organizuar në Tiranë nga Fondacioni "Konrad Adenauer" mbi sfidat dhe vizionin në sistemin e shëndetësisë.

"Gjendja e spitaleve është katastrofike. Mungesat janë të nivelit të Afrikës qëndrore, - tha Basha. - Rrogat më të ulëta në rajon. Rrogat më të larta të sistemit tonë shëndetësor nuk kapin gjysmën e rrogave të Ballkanit. 15 vjet prapa ka mbetur indeksimi i rrogave me rajonin.

Numri i mjekëve në vend kishte arritur në një për njëmijë. Ky është një nivel që nuk është parë as në vitet ’70, në kohën më të errët të diktaturës. Numri i specialiteteve disa herë më i ulët se mesatarja europiane.

Kjo është shoqëruar me cirkun e përditshëm të përgjegjësit për këtë situatë që akuzon profesionistët, të njëjtën gjë që bën me universitetet, me sipërmarrjet. Nga një gënjeshtër e madhe si shëndetësia falas, tërë dështimin mundohet t’ia faturojë profesionistëve. Mjekët përpiqen në kushte spitalesh lufte.

Problemi tjetër është ulja e numrit të mjekëve, që e ka larguar shërbimin nga njerëzit. Në spitalet periferike kanë mbetur vetëm godinat dhe shtretërit. QSUT-ja është e mbingarkuar.

Në kuptimin e vizionit, një qeveri që shkon në drejtim të cetralizimit hipersovjetik të universiteteve, po shkon drejt centralizimit të sistemit shëndetësor për arsye politike dhe korruptive.

Këto probleme të mëdha nuk zgjidhen sa hap e mbyll sytë ndaj kemi kohë që kemi nisur një konsultim gjithpërfshirës me mjekë, pacientë, grupe interesi, për politikat e duhura.

Dua të them se mbështetja e miqve tanë të CDU gjermane është shumë e çmuar për të gjetur modelet më të mira që i përshtaten kushteve të Shqipërisë."

Modifikuar më Premte, 26 Prill 2019 11:36

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...