Nga Albana VOKSHI
#Rama urdhëron çmontimin pa zhurmë, fshehurazi, të #Teatrit #Kombëtar ndërkohë që rilind Piramidën e Diktatorit!
Në orët e vona të natës, si skuth, Rama urdhëroi heqjen vjedhurazi, të gërmave të Teatrit Kombëtar, për të na kujtuar që nuk ka hequr dorë nga shembja djallëzore e ndërtesës historike.
Rama po vjedh pronën publike, trashegiminë kulturore, historinë e qytetit për të pastruar me kulla betoni qindra miliona euro nga korrupsioni.
Le ta provojë! Teatrin Kombëtar do ta mbrojmë me çdo mjet e me çdo kosto!
Mirenjohje Aleancës per Mbrojtjen e Teatrit dhe cdo qytetari qe po proteston prej 400 ditësh në mbrojtje të Shtëpisë së Artistëve e të vlerave kombëtare.
As gazi, as policia, as arrestimet, nuk do na ndalin të ruajmë të paprekur trashëgiminë kulturore të shqiptarëve.