Një qytetar është larguar forcërisht nga policia gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Denoncimi bëhet nga ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari, i cili shpërndan edhe një video, ku shihen efektive policie që fusin forcërisht një civil në makinë.
“Rama dhunon qytetaret ne Shkoder Edi Rama nuk bashkeqeveris dot me qytetaret por me krimin e organizuar. Shikoni si i largon policia me dhune qytetaret nga takimi i Rames ne Shkoder”, shkruan Braimllari.