Ish-deputetja shfryn ndaj Ramës: 'Erdhi si hajdut nga rrugët dytësore, pinjolli i Bllokut na foli për komunizmin'

Premte, 26 Prill 2019 19:07

Ish-deputetja demokrate, Izmira Ulqinaku, duke komentuar vizitën e Ramës sot në Shkodër, tha se Kryeministri erdhi si hajdut, nmga rrugët dytësore për të hyrë në Shkodër dhe kudo shoqërohej nga forca të shumta policie.

“Erdhi fshehtas si hajdut, i ra nga rrugët dytësore për të hyrë në Shkodër, kudo i shoqëruar me dhjetra forca speciale dhe policë, e më pas na u krekos si gjeli maje plehut para turmës të vënë në rresht, me drejtorë dhe nëpunës të administratës, edhe këta të njoftuar mbrëmë, natën vonë, me kode, si njësiti guerril.

Njeri më mjeran dhe politikan më të neveritshëm se kryeministri ynë gjatë vizitës së sotme në Shkodër e Malësi të Madhe nuk ke mundur të shohësh.

 

Kaq poshtë i kishte rënë dhe elokuenca këtë herë, saqë batutat bajate i kishte vetëm me Paulinin, ah po dhe “më rrafe, të rrafa” që e përsëriste dhe lëvizte krahun papushim, sikur ishte duke notuar dhe jo duke folur, apo thënia për investimet në Shkodër ”..kemi bërë shumë, por nuk po i numëroj se çfarë kemi bërë”.

Dhe më e neveritshmja, padyshim ishte kur pinjolli i Bllokut i foli shkodranëve për komunizmin.

E pa dhe vetë mjerani se shkodranët e malësorët nuk mund të pranojnë më keqqeverisjen e tij, nuk mund të pranojnë të heshtin përballë grabitjes që po i bën çdo gjëje në këtë vend e sesi po shkatërron të ardhmen e tyre.

Prandaj dukej sikur po fliste me veten, se dhe sejmenët vendali me atë buzëqeshjen e ngrirë në fytyrat si meme, më shumë numëronin dhe ruanin ata që i kishin sjellë, se mos i fironin pa u mbyllur takimi, sesa dëgjonin shefin e madh.

Sot , në Shkodër dhe Malësi të Madhe u luajt një farsë me dy skena, ku buratinë ishin ai që interpretonte dhe ata që e dëgjonin. Takime farsë, për zgjedhje farsë. Medet çfarë kohe jetojmë.

Dua t’i falenderoj shumë qytetarët shkodranë për reagimin e tyre, ata që bashkë me simpatizantët e Partisë Demokratike dolën për të bllokuar rrugën, si edhe ata që refuzuan të bëhen pjesë e shfaqjes së neveritshme të kryeministrit. #ramaik #ShqiperiaSiEuropa”, shkruan Ulqinaku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...