Ish-kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për vizitën e Edi Ramës në Shkodër, ku si asnjëherë më parë shoqërohej nga forca të shumta policie.
Vasili ka postuar një video ku shihen qindra forca speciale të Ministrisë së Brendshme, të cilat kanë dalë në rrugët ku do të kalonte kreu i qeverisë. Numri i rojeve personale, efektivëve të gardës, si dhe forcave speciale në Shkodër duket se ishte më i madh sesa numri i qytetarëve që e pritën Kryeministrin në takim.
“Kryeministri u bë gazi i botës nga frika!! Po ky kryeministri që tha se do bënte aleancë me qytetarët, pse mbrohet si djalli nga temiani sot prej tyre. Mirë që ikën rrëzave dhe futet si diversant nëpër qytete, po ç’taksirat kemi të paguajmë qindra milionë lekë nga taksat e njerëzve të thjeshtë për qindra policë, që i rrinë nga pas këtij të çmenduri. Shiheni vetë ushtrine e policevë sot në Malësi të Madhe, që mbron këtë rilindasin kryeministër trim me fletë”,- shkruan Vasili në një reagim në Facebook.