VIDEO/‘Rama u largua me helikopter nga reparti ushtarak i Gjadrit, nga kush ka frikë kryeministri!?

Premte, 26 Prill 2019 20:27

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, në kuadër të turit “Bashkia që Duam”. Dhjetëra qytetarë nga Shkodra kanë dalë në protestë kundër kësaj vizite, ku nuk kanë munguar as shoqërimet në polici.

Një qytetar i ka shkruar redaksisë JOQ Albania ku shprehet se ai vetë e ka parë kryeministrin Edi Rama kur po kthehej nga vizita në Shkodër. Qytetari shkruan se kryeministri ka zgjedhur të largohet me helikopter nga reparti ushtarak i Gjadrit.

Qytetari shkruan:

Përshëndetje JOQ Albania! Edi Rama përsëri largohet me helikopter nga Reparti Ushtarak i Gjadrit. Kjo ka ndodhur para 40 minutash. Ka qenë vetë Edi Rma i cili po vinte nga Shkodra dhe ka hipur në helikopter. Nga kush ka frikë Edi Rama që nuk largohet me makinë, por përdor helikopterët e ushtrisë?"

Mbase kryeministri Rama ka pasur ndonjë merak frike, ndaj ka zgjedhur të largohet nga Shkodra me helikopter dhe i rrethuar nga forca të shumta policie.

Login to post comments