Berisha publikon denoncimin e policit: Po na bëhet presion që të lirojmë sekretarin e KQZ-së që u kap i dehur në makinë

Saturday, 27 Prill 2019 09:44

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një efektivi të policisë së Komisariatit nr.3 në Kryeqytet ku hedh dritë mbi një ngjarje të arrogancës së pushtetarëve. Efektivi tregon se Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së Ylli Merkaj është ndaluar nga patrulla duke drejtuar mjetin në gjendje të lartë alkooli, por nga shefat po u bëhet presion që ta lirojnë dhe ngjarjen ta mbajnë të fshehur.
Postimi i Berishës:
Narko sekretari i pergjithshem i KQZ i dehur tape zihet dhe shan me fjalor banditi policin ne detyre. Nderhyrje te fuqishme nga lart per lirimin e menjehershem te tij dhe fshehjen e ngjarjes banditeske te narkosekretarit te pergjithshem! Kaq vlen per narkoqeveritaret dinjiteti i nje polici ne raport me nje narkozyrtar te larte! Turp! sb

58698598_1260008077493430_8484780194727460864_n.jpg

Login to post comments