Edi Rama ishte dje në Shkodër, ku u prit me protesta dhe nuk kaloi asnjë moment i qetë.
Vizita e tij në qytetin më të madh të veriu prodhoi incidente të shumta, që nga protestat në rrugët hyrëse të qytetit, përplasja me studentët dhe arrestimi i invalidit protestues, Gjergj Çuni.
Ky i fundit u shoqërua me forcë nga policia, pas sharjeve të vazhdueshme në drejtim të Ramës. Ai është liruar mbrëmjen e djeshme, ndërsa ka dhënë edhe versionin e tij për ngjarjen.
Çuni është shprehur se kishte dalë për të pritur vajzën në lulishte dhe është futur padrejtësisht në birucë.
‘Unë nuk e di se është e ndaluar që të qëndrosh në lulishte, më futën në bug këtu te biruca, dhe iu thashë që më kishin future gabim. Më thanë që të kemi shigjetu, unë nuk kam sharë asnjë polic, të dalin dhe ti shohin.
Iu thashë që kisha dalë për të marrë vajzën, isha në lulishte si të gjithë qytetarët, iu kallzoj ndërkombëtarëve që nuk është e drejtë me më fut mua në burg si invalid’, është shprehur Gjergj Çuni pasi u la i lirë nga policia.
Kujtojmë se Gjergj Çuni është invalidi nga Shkodra, i cili nuk ka munguar në asnjë nga protestat e opozitës.
Momentet e arrestimit te Gjergj Çunit: