Elbasani kërkon të shkëpusë zinxhirët e bandave

Saturday, 27 Prill 2019 13:14

Edhe pse një qytet ku Partia Socialiste me ndihmën e bandave dhe trafikut të narkotikës ka marrë të gjitha pushtetet si atë vendor ashtu edhe qendror, qytetarët e Elbasanit treguan këtë të shtunë se janë kundër Edi Ramës.
Rama mendoi se do ta kishte më të lehtë se në Shkodër turin e tij për estradat “Bashkia që Duam”, por në orën 10.00 të kësaj të shtune ai u përball me irritimin popullor ndaj të gjitha padrejtësive që rilindja po bën mbi kurrizin e shqiptarëve.
Protesta u zhvillua te rreth rrotullimi i Bradasheshit, ndërsa aty ishin mbledhur dhe forca të shumta policie. E vetmja vegël që Rama ka në dorë kundër popullit është dhuna dhe shfrytëzimi I uniformave policore për qëllime arrogante kundër popullit të tij.
Me skafandra dhe me armatimet më të renda përballë qindra qytetarëve të Elbasanit, situata I përngjante dhunës në grahmat e fundit të diktaturës.
Mbi 100 policë me skafandra, janë përplasur me protestuesit. Ushtria dhe policët e shumtë me skafandra kanë ushtruar dhunë ndaj qytetarëve me qëllim për t’i hapur rrugën Edi Ramës.
Por frika nuk i zmbrapsi ata qytetarë që dolën kundër drogës që po vret të madhe të vogël, shitës dhe blerës.
Në krye të këtyre policëve ka qenë Albert Nushi, drejtuesi i policisë që u kap në përgjime duke i ofruar para Alfred Alizoti me qëllim që ky i fundit të hiqej sikur ishte ai Agron Xhafaj, në përgjimin e Babales.
E njëjta polici e cila duhet të jetë aty për të ndalur krimin, krim i cili e ka shndërruar Elbasanin në një nga qarqet më të pasigurta për të jetuar. Pak javë më parë në mes të qytetit u vra një avokat , kohë më parë policia sulmohej nga makina të blinduara të mbushur me kriminelë të veshur me pushtet.
Sot, këta qytetarë nuk i tremb më as Rama e as shpura e tij kriminale./ Redaksionale

Login to post comments