Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sërish sot në lidhje me gjendjen e rëndë ku ndodhet shëndetësia ne Shqipëri.
Sipas tij, i gjithë sistemi është në kolaps.
‘Me ligjin antimafia PD do te anullojë PPP korruptive në shëndetësi që i vjedhin buxhetit 33 milionë euro çdo vit. Cdo qindarkë e marrë në mënyrë korruptive do tu kthehet qytetarëve’, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në Facebook.
Basha ka prezantuar edhe programin për shëndetësinë që ka përgatitur PD-ja.
Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:
Sistemi shëndetësor është në kolaps.
Pasi t'u kthejmë pushtetin qytetarëve dhe ta heqim nga kthetrat e politikanëve të lidhur me krimin që mbajnë pushtetin me vota të blera, do të trajtojmë menjëherë dhe me prioritet problemet emergjente ne shëndetësi.
Me ligjin antimafia PD do te anullojë PPP korruptive në shëndetësi që i vjedhin buxhetit 33 milionë euro çdo vit. Cdo qindarkë e marrë në mënyrë korruptive do tu kthehet qytetarëve.
Programi ynë për shëndetësinë parashikon:
Rritje të financimit të shërbimit shëndetësor, modernizim dhe decentralizim të tij. Pacienti të jetë i lirë të zgjedhë duke iu njohur pagesa e sigurimeve.
Ndërtimin e ambjenteve te reja spitalore dhe qendrave shëndetësore.
Investimi në burimet njerëzore do të jetë PRIORITETI ABSOLUT.
Paga minimale për mjekët do të arrijë në 1200 euro në muaj.
Paga minimale për infermierët do të arrijë në 700 euro në muaj.
Do të rrisim numrin e personelit duke nisur me një rritje të ndjeshme të numrit të studentëve që diplomohen në Mjekësi. Rritje të financimit për të rritur larmishmërinë e specializimeve dhe kualifikimeve dhe garantimin e kushteve të punës.
Do të luftojmë mafian e ilaçeve, të instaluar nga Edi Rama sapo erdhi në pushtet. Qytetarët sot blejnë ilace të skaduara apo fallso që nuk kanë asnjë efekt në trajtimin e sëmundjeve.
Ne do të rikthejmë barrierat mbrojtëse të standardeve europiane për sigurinë e ilaçeve dhe do të rrisim listën e medikamenteve te rimbursueshme, duke synuar arritjen e mesatares europiane prej 2 mijë medikamentesh nga 440 që është sot dhe duke rritur vlerën e rimbursimit që sot është ne masën 50-60% të vlerës.
Ku ka vullnet politik, ka edhe mundësi.
Paratë që shkojnë për korrupsionin, për PPP-të apo zhduken pa lënë gjurmë, plot 1.7 miliardë euro vetëm vitin e kaluar sipas KLSH, do të orientohen drejt sektorëve prioritarë, ku në mënyrë absolute shëndetësia është tek më prioritarët.