Rama fillon hakmarrjen ndaj shkodranëve, procedim ndaj 10 protestuesve

Saturday, 27 Prill 2019 15:24

Me të ikur nga Shkodra, Rama ka vënë në shërbim strukturat e tij policore për të ndëshkuar të gjithë ata që i treguan se nuk ka vend për një person si ai në Shkodër.

Ditën e sotme Policia e Shkodrës ka nisur ndalimet e disa prej aktivistëve të Partisë Demokratike, që i bllokuan rrugën Ramës.

Deri më tani mësohet se janë 10 persona në hetim nga Prokuroria e këtij rrethi.

Ndërkohë policia po heton në gjendje të lirë, kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër, Arvin Bushati si edhe kryetarin e Partisë Demokratike në këtë qytet, Xhevdet Amulli.

Login to post comments