Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar partitë e regjistruara për të garuar në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, në një kohë që opozita reale është jashtë parlamentit dhe ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë.
Përmes një postimi në Facebook, Manjani me ironi shkruan se gjithë kjo opozitë që do hyjë në zgjedhje, Rilindja do ta ketë shumë të vështirë të fitojë ndonjë bashki.