U shoqërua nga policia, ish-deputeti: Hakmarrje meskine, tregon qartë që ditët e Ramës janë të numëruara

Saturday, 27 Prill 2019 21:28

 Kanë vijuar edhe gjatë pasdites së sotme shoqërimet e protestuesve që morën pjesë në protestën e PD-së sot në Elbasan, ku një prej tyre ka qenë edhe ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi. Pas dhënies së dëshmisë së tij në polici, ish deputeti është liruar ku ka bërë edhe një deklaratë për media.

Në deklaratën e tij Boçi ka dënuar dhunën e policisë ndaj opozitës ditën e sotme duke u shprehur se veprimi i sotëm i saj tregon se policia është në shërbim të Ramës, pasi që sipas tij janë shoqëruar dhe ndaluar për miting të paligjshëm struktura drejtuese e zinxhirit politik të Partisë Demokratike të qarkut të Elbasanit.

“Veprimi i sotëm tregon që policia është vënë krejtësisht në shërbim të Edi Ramës, pasi sot është ndaluar pjesa e zinxhirit politik të Partisë Demokratike të qarkut të Elbasanit. Janë gati 15 të ndaluar, të proceduar penalisht për  miting gjoja të paligjshëm, por që qytetarët janë në të drejtën e tyre për të protestuar ndaj kryeministrit ndaj kësaj qeverie në bazë të Kushtetutës dhe të drejtës që e njeh ligji. Tek e fundit protesta nuk ka qenë e dhunëshme nga protestuesit, dhuna ishte nga ana e policisë.”

Boçi ka akuzuar policinë për dhunë duke u shprehur se, “sot protestuesit paqësore u përballën me forca e shumta policore dhe  të armatosura me armë . Rama mendon se do ta burgos opozitën ,por keto janë grahmet e fundit të pushtetit të krimit.”

Sipas Boçit, “pavarësisht aksionit të policisë kjo nuk do ta ndërpres aksionin opozitar për të protestuar.”

Deklarata e ish-deputetit Luçiano Boçi:

Kjo është hakmarrja meskine e Edi Ramës për shkak se qytetarët e Elbasanit e braktisën takimin e tyre kërkuan ndalimin e ardhjes së tij në Elbasan për të gjitha ato arsye të cilat tashmë i dinë të gjithë qytetarët. Në fakt këta kërkojnë tyë burgosin opozitën, por opozita s’mund të burgoset. Opozita nuk është vetëm Partia Demokratike, opozita janë të gjithë qytetarët.

Veprimi i sotëm tregon që policia është vënë krejtësisht në shërbim të Edi Ramës, pasi sot është ndaluar pjesa e zinxhirit politik të Partisë Demokratike të qarkut të Elbasanit. Janë gati 15 të ndaluar, të proceduar penalisht për  miting gjoja të paligjshëm, por që qytetarët janë në të drejtën e tyre për të protestuar ndaj kryeministrit ndaj kësaj qeverie në bazë të Kushtetutës dhe të drejtës që e njeh ligji. Tek e fundit protesta nuk ka qenë e dhunëshme nga protestuesit, dhuna ishte nga ana e policisë.

Të gjitha pamjet janë të regjistruara nga media, por edhe nga qytetarë që kanë qenë aty kanë dëshmuar qartë që policia ka qenë e armatosur deri më dhëmbë, me armatim të rëndë, me kallashnikov, me pistoleta. Ka provokuar ka shtyre ka sharë dhe ka goditur qytetarët, vetëm e vetëm që kryeministri i policisë së vet të kalonte i qetë, por jo vetëm rrugët por edhe situata në Elbasan e gjetën ashtu sikurse ai nuk dëshironte.

Qytetarët e braktisën megjithse shumica ishte marrë me zor me autobus nga Librazhdi, nga Cërriku. Në fak sot kryeministri ka marrë përgjigjen e tij të merituar, ndërkohë që nervozizmi i tij vazhdon dhe ky fakt i sotëm është dëshmi e nervozizmit të tij dhe tregon qartë që ditët e Ramës janë të numëruara.

  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...