Qytetarët nuk e kanë kaluar në heshtje, provokimin e rrezikshëm që iu bë protestuesve të mbledhur tek sheshi “Shqiponja” në Tiranë, nga një individ “i guximshëm”. Ata e kanë identifikuar lehtësisht madje edhe me fotografi, se ai është Agim Xheli, një grabitësh bankash i dënuar në Greqi, trafikant droge dhe mik i ish-ministrit Saimir Tahiri.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot këtë denoncim qytetar me shënimin: “Identifikohet narkosi që provokoi të enjten, protesuesit tek sheshi “Shqiponja”! Ai është trafikanti Agim Xheli, i burgosur në Greqi për grabitje banke dhe me parcela hashashi në Katundisht, mik për kokë i Saimir Trafikut. Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. “
Përshëndetje Doktor.
Personi që drejtoi makinën drejt protestuesve paqësorë është mik i Sajmir Tahirit. Ka pasur parcela hashashi në Katundisht, Këlcyrë, ka bërë burg në Greqi për grabitje bankash dhe një vëlla sot e ka në burg për drogë dhe grabitje. Quhet Agim Xheli.
Këta në ‘97 kanë qënë eksponentë të shtabeve kriminele grabitës , si ka mundësi që s’e përcjellin në media, PD o Doktor?! Me respekt.