Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë ku u prit nga Kryepeskopi i Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi dhe klerikë të tjerë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Presidenti Meta uroi drejtuesit e lartë të KAOSH-it dhe të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë duke shprehur bindjen se nëpërmjet besimit në Zot e me vlerat më të mira shpirtërore dhe bashkëpunimit me njëri-tjetrin, shpresat për një jetë më të mirë do të ringjallen te të gjithë shqiptarët.
“Kjo është një ditë e jashtëzakonshme kundër dëshpërimit dhe fatalitetit, si dhe e shpresës dhe e entuziazmit për një të ardhme më të mirë.