Kriza politike, Basha: Nesër bëjmë publike detyrat e qeverisë tranzitore

E mërkurë, 01 May 2019 11:42

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar ditën e sotme se opozita e ka gati projektin me detyrat që do të bëjë qeveria tranzitore.

Duke folur pas takimit me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, Basha u shpreh se këtë projekt do ta bëjë publik ditën e nesërme.

 ‘Nesër në orën 11:00 do të shpalosim detyrat e qeverisë transitore dhe njëkohësisht po punojmë për ofertën tonë për shqiptarët për mundësi punësi dhe shanse për të gjithë’, u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha.

I pyetur nga gazetarët nëse ka ndryshuar qëndrime, apo nëse do të pranonte të ulej në një tryezë me kryetarin e PS, Basha tha se nuk ka asnjë ndryshim nga axhenda. ‘Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin tonë dhe në koalicionin tonë; largimi i Edi Ramës është kusht i domosdoshëm për t’i hapur rrugën zhvillimit demokratik’, tha kreu i opozitës Lulzim Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...