Nje tjeter kandidat i PD i listes se qarkut Fier sapo ka refuzuar mandatin e deputetit duke mos iu pergjigjur pozitivisht kerkeses se KQZ. Lajmin e ben vet publik z.Sefa permes nje statusi ne FB
Ja statusi i Ermal Sefes ne FB
Së pari, e refuzoj sot mandatin e deputetit, duke dëshmuar kështu kauzën e drejtë të opozitës së bashkuar përballë një kryeministri bajat e të dalë boje (njësoj siç i ka dalë boja fasadave të rilindjes urbane, shëmti që ai na e shet çdo ditë si estetikë).
Së dyti, refuzoj këtë mandat për faktin se ishte ky kryeministër (Edi Rama) i cili as edhe një herë te vetme nuk e pa opozitën shqiptare në këtë parlament si partnere në emër të interesit publik.
Së treti, e refuzoj këtë mandat për të të dëshmuar se qe ky kryeministër, që në qefin e timonit vetëm për veten, kërkoi t'a dominojë dhe t'a shpërfill pandërprerë opozitën.
Së katërti, e refuzoj sot këtë mandat për të dëshmuar dritëshkurtësinë e këtij kryeministri, që në miopinë e tij nuk qe në gjendje t'a durojë opozitën në funksion të integrimit të vendit.
Së fundi, por jo më pak e rëndësishmja, ky kryeministër na përballi në zgjedhjet e 2017-tës me bandat kriminale, bleu votat me lekët e krimit, e çdo ditë bën pazare me kriminelët duke vjedhur shqiptarët.
Konkluzion: - Ka ardhur koha që ky kryeministër t'i lërë rrugën demokracisë, duke dhënë dorëheqjen e duke i hapur udhën zgjedhjeve të lira e demokratike, të organizuara nga një qeveri e përgjegjshme
Oferta është në tavolinë, kjo është mundësia e çlirimit të vendit nga prangat e krimit dhe allishverishet e korrupsionit.