Menjëherë pas takimin me Presidentin e Republikës, 5 kryetarët e partive të Qendrës së djathtë nisën takimet me qytetarët.
Nga Durrësi ata kërkuan reagim të popullit kundër kësaj qeverie që sipas tyre po e çon vendin në greminë.
Agron Duka: "Korrupsioni ka arritur kulmin. Sot monument kulture është vetëm betoni në Durrës. Mendoj që kjo situatë që na prek të gjithëve duhet zgjidhur."
Fatmir Mediu: "Presidenti i Republikës si i vetmi institucion në vend deklaroi që pajtohet me shqetësimin tonë se nuk ka më funksionim kushtetues në këtë vend."
Vangjel Dule: "Fjala është e juaja. Jipni betejën dhe mesazhin tuaj kudo që gjendeni është momenti që përgjigjja të jetë masive, përcaktuese dhe përfundimtare."
Kreu i LZHK propozoi ndryshimin e ligjit që çdo shqiptar të ketë të drejtë të zgjedhë atë që dëshiron ta drejtojë.
Dashamir Shehi: "Ky grupim i jonë i vogël brenda grupimit të madh opozitar me të cilin jemi dakord 99% të punëve kërkojmë që ky ligj të ndryshohet. Të bëjmë një ligj ku shqiptari të ketë të drejtë maxhoritare ose të bëjmë një listë të hapur."
Ndërsa kreu I PDK-së Nard Ndoka u bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen në protestën e 11 majit.