"Qeverisja Rama i prishi punë edhe Kosovës për liberalizimin e vizave"

E mërkurë, 01 May 2019 18:32

Analisti Andi Bushati i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, ndërsa u ndal edhe tek Samiti i Berlinit, i cili mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi aspiratat e tyre dhe për çështjet e nxehta. Ai tha se opozita shqiptare është e pafuqishme të veprojë përmes alternativës së “mosbindjes civile”, ndërsa shtoi se Bashës dhe aleatëve të PD-së iu duhet një platformë për të fituar besimin e shqiptarëve.

“Opozita e ka humbur në një farë mase fuqinë goditëse të asaj që quhet bindja civile. Kjo tregon se kemi një opozitë me muskuj të dobët. Në 30 vite demokraci kemi një anomali. PD ka patur banditët e saj ashtu edhe PS ka pasur banditët e saj. Me mosbindje civile nuk mund të themi se ia ka arritur qëllimit. E vetmja gjë që është bindëse, është që tani opozita duhet të japë një platformë. Pjesën e denoncimit e ka kryer. Për pjesën e dhunës për mosbindje civile është e pafuqishme ta bëj. Pluraliteti i mendimeve dhe ideve, është gjë e mirë. Ky sistem për mua është i destinuar të degradojë. Rilindja po i shkon sot të keqes deri në fund. Ndryshime kushtetuese në vetëvete nuk janë tabu, por kushtetuta jonë është arnuar disa herë. Por ne kemi ndryshime kushtetuese si ato të 2008 në vend që ta çonin vendin para, ato e çuan prapa”-tha Bushati.

Gjithashtu Bushati nënvizoi faktin se Samiti i Berlinit prodhoi dy lajme të këqija për Shqipërinë dhe një lajm të mirë për Kosovën.

“Samiti i Berlinit pati tre lajmë të mëdha për Shqipërinë. Lajm i keq është që prap ne nuk marrim negociatat. Lajmi i dytë i keq, është që jo vetëm nuk marrim negociatat, por kriminaliteti shqiptar dhe lidhjet me qeverisjen në Tiranë, jo vetëm konfirmojnë sinjalin e Hollandës, por u morën shembull nga Macron që edhe Kosovës nuk i duhen hequr vizat se bëhet pastaj si Shqipëria. Lajmi i tretë, i cili u tha nën rreshta dhe duhet lexuar në filigram, është se aksi franko-gjerman, varrosi idenë e ndryshimit të kufijve dhe coptimit të Kosovës”-tha Bushati.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...