Basha: Zgjedhje me Ramën kryeministër, nuk do të ketë

E Enjte, 02 May 2019 12:16

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, theksoi sërish sot se zgjedhje me kryeministër Edi Ramën nuk do të ketë dhe se zgjedhjet do të mbahen vetëm pasi të jenë ndëshkuar hajdutët e votave të viteve 2016-2017, duke iu referuar në veçanti dy bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Ramës, Vangjush Dakos dhe Damian Gjiknurit.

Gjatë Prezantimit të Platformës për Zgjedhje të Reja, Basha tha: “E kemi ndërmarrë këtë hap sot pasi e kemi bërë fare të qartë se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë.

Zgjedhje pa opoitën nuk do të ketë. Zgjedhjet pa opozitën janë farsë. Janë në rastin më të mirë një tentativë e dështuar për votim.

Ne nuk do të lejojmë që krimi të bëjë më zgjedhje në Shqipëri. Zgjedhjet do të mbahen vetëm pasi të ndëshkohen hajdutët e votave të vitit 2017, 2016.

Me Edi Ramën, Dakon dhe Gjiknurin në krah të tij nuk mund të ketë zgjedhjet të lira, as sot, as mot, ndaj largimi i tij i hap rrugë zgjidhjes politike që kemi kërkuar ne, Opozita e Bashkuar dhe legjitime e Shqipërisë për të hapur dialogun me PS dhe Qeverinë e re tranzitore për masat që duhen marrë për të krijuar kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

Modifikuar më E Enjte, 02 May 2019 12:24
Login to post comments