Opozita e Bashkuar prezantoi ne menyre te detajuar duke i bere skanerin procesit zgjedhor se ku ai ka caluar dhe ku mund te diagnostikohet me vullnetin politike te te gjitha paleve me qellimin e vetem qe Shqiperia te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ne keto momente live po prezantohet kjo platforme.
PROBLEMET E ZGJEDHJEVE SHITBLERJA E VOTËS
Fushata e kanabizimit në 2015-2017, kontrolli i territorit nga rrjetet kriminale me mbështetje policore, sasia e madhe e parasë kriminale, bashkëpunimi i krimit me politikën dhe mbulimi prej saj diktuan rezultatet në zgjedhjet 2017. (Dosja 339/2017)
- • Në 2017-ën, ODIHR-i konstatoi rritje dramatike të problemit dhe e renditi shitblerjen e votës në rekomandimin prioritar nr. 2.
- • Një sondazh i financuar nga Bashkimi Europian gjeti se 20% e zgjedhësve në Shqipëri pranuan se janë prekur nga shitblerja e votës.
- • Korniza ligjore në Kodin Zgjedhor dhe Kodin Penal është e mjaftueshme për të goditur shitblerjen e votës. Përfshirja direkte e Ramës me pushtetin e kryeministrit siguron pandëshkueshmëri.
- • Zgjidhja e duarve të drejtësisë për të realizuar hetim, gjykim dhe dënim të krimeve zgjedhore pa ndërhyrje politike. (Dosja 184/2016 & Dosja 339/2017)
- • Parakusht themelor mbetet vullneti i qeverisë kundër korrupsionit zgjedhor.
- • Edi Rama është nxitësi dhe mbështetësi kryesor i këtij fenomeni. Ai nuk mund të garantojë sukses të luftës kundër shitblerjes së votës.
PROBLEMET E ZGJEDHJEVE PRESION MBI ADMINISTRATËN & ZGJEDHËSIT
Qeveria ushtroi presion mbi punonjësit e administratës publike.
- • Punonjësit u detyruan të marrin pjesë në fushatë dhe të votojnë për kandidatët e Qeverisë, duke u kërcënuar me largim nga puna.
- • Zgjedhësit u kërcënuan me largim nga puna edhe në kompani private që kanë marrë tendera dhe favore shtetërore.
- • Kryeministri urdhëroi policinë të mbledhë vota në fushatë për Partinë Socialiste.
- • ODIHR: Cënimi i mundësisë së zgjedhësve të hedhin votën pa frikën e ndëshkimit (pg. 7.7 i Dokumentit të Kopenhagenit – OSBE, 1990)
- • Rekomandim prioritar 3 (2017): Qeveria të luftojë presionet e lidhura me vendin e punës mbi zgjedhësit.
- • Rekomandim prioritar 8 (2017): Shteti duhet të garantojë zgjedhje të lirë dhe të fshehtë. Duhet të parandalohet çdo formë presioni.
PROBLEMET E ZGJEDHJEVE ABUZIMI I BURIMEVE SHTETËRORE
Zyrtarë të lartë shpërndanë çertifikata për legalizimin e pronës në fushatë.
- • Kandidatë të qeverisë përdorën aktivitete dhe burime shtetërore për fushatë.
- • Qeveria bëri punësime për qëllime zgjedhore.
- • Qeveria përdori ndihmën ekonomike, banesat sociale dhe skemat e tjera të ndihmës.
- • Qeveria lejoi përfitime fiskale dhe pronësore në zgjedhje.
- • ODIHR: Pati shkelje të parimit të ndarjes së qartë të shtetit nga partitë politike.
(pg 5.4 i Dokumentit të Kopenhagenit, OSBE 1990)
- • ODIHR, rekomandim prioritar 3: Qeveria të luftojë abuzimin me burimet shtetërore.
PROBLEMET E ZGJEDHJEVE IDENTIFIKIMI I ZGJEDHËSVE
Në 2007-ën identifikimi i zgjedhësve shkaktoi krizë politike dhe shtyrje të zgjedhjeve vendore. (Certifikatat)
- • Aktualisht, 1.4 milion letërnjoftime të 2009-ës skadojnë më 30 qershor 2019. Kjo prek 90% të zgjedhësve aktivë.
- • Qeveria nuk ka marrë masa për pajisjen e 1.4 milion zgjedhësve me letërnjoftime të reja.
- • Çmimi i rritur i letërnjoftimeve pengon zgjedhësit e varfër dhe mundëson blerjen masive të votës. Për shtresat në nevojë nuk ka asnjë subvencionim.
- • Selektivitet politik duke vonuar letërnjoftimet e zgjedhësve të opozitës.
- • Zgjatja e afatit pa ndryshuar datën mbi letërnjoftim, mundëson blerje masive të votës duke u marrë votuesve letërnjoftimin që skadon.
- • Pamundësia e verifikimit të letërnjoftimeve me afat të zgjatur mundëson përdorim masiv të letërnjoftimeve të fallsifikuara me 1 përdorim.
- • Nevojitet një fushatë rinovimi, masa lehtësuese dhe sistem i besueshëm verifikimi i letërnjoftimeve në qendrat e votimit.
PROBLEMET E ZGJEDHJEVE LISTA E ZGJEDHËSVE & SISTEMI I ADRESAVE
Në zgjedhjet 2000-2003, listat shkaktuan krizë politike, protesta dhe bojkot të opozitës.
- • Në vitin 2000 rezultuan 600 mijë dublime, në 2013-ën rezultuan 2 mijë dublime në listat e zgjedhësve.
- • Reformat 2004-2013 modernizuan listat dhe zgjidhën problemin.
- • Listat nxirreshin automatikisht nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile. Ndërhyrja manuale është e ndaluar me ligj.
- • Regjistri Kombëtar nuk mirëmbahet prej më shumë se 1 viti për shkak të tenderimit korruptiv. Rrezikohet infrastruktura dhe shërbimet.
- • Sistemi modern i adresave është themelor për saktësinë afatgjatë të listave. Sistemi i 2004-ës është vjetëruar.
- • Tenderi i OSSHEE-së në 2016-ën për adresat është korruptiv dhe i përdorur politikisht. U shpenzuan pa rezultat mbi 5 milion euro.
- • U përdorën militantë socialistë për verifikim derë më derë. Rrezik për regjistrim selektiv dhe përdorim partiak.
- • Nuk janë regjistruar adresat e të gjithë shtetasve. Baza e të dhënave nuk përdoret nga Gjendja Civile për listat.
- • Nuk ka transparencë për databazën e adresave dhe përdorimin e saj. PS zotëronte dhe përdori kopje të paligjshme të saj në fushatën e 2017-ës.
- • Zgjedhësit transferohen fiktivisht në qarqe apo bashki me synim manipulimin e rezultatit zgjedhor. (Durrës, Kavajë 2015 – Tiranë 2017)
- • Auditët e KQZ-së kanë konstatuar shkelje të rënda dhe manipulime me listat.
- • Listat nuk nxirren nga databaza kombëtare, por, në kundërshtim me ligjin, manipulohen manualisht.
- • Në dhjetor 2018 listat kishin 270 mijë zgjedhës pa adresë. (me kod “999”)
- • Brenda 2 muajsh këta zgjedhës janë “spastruar” në mënyrë të paligjshme me urdhër verbal të Ministrit të Brendshëm.
- • Nuk ka asnjë akt nënligjor që ka përcaktuar kriteret, procedurat, afatet dhe organet përgjegjëse.
- • Saktësimi i adresës bëhet vetëm derë më derë. Ministria e Brendshme i ka spastruar pa dalë në terren. Kjo përbën manipulim.
- • Regjistrimi i zgjedhësve në QV të ndryshme nga vendbanimi faktik i bën listat të paligjshme.
- • Paligjshmëria e përpunimit të listave, pasaktësia e adresave, mungesa e transparencës dhe aksesit, sjell si rezultat lista të manipuluara.
- • Nevojitet regjistrim i popullsisë derë më derë dhe caktim i adresës zyrtarisht.
- • Listat duhet të përpunohen automatikisht dhe në mënyrë transparente.
- • Zgjedhësit duhet të regjistrohen vetëm aty ku banojnë faktikisht, siç kërkon
Kodi Zgjedhor.
PROBLEMET E ZGJEDHJEVE VOTIMI FIKTIV I EMIGRANTËVE
Janë mbi 1 milionë emigrantë në listat e zgjedhësve. Shumica e tyre nuk vjen të votojë.
- • Rekordet e zgjedhësve emigrantë abuzohen nga PS për manipulim të zgjedhjeve.
- • Shumë emigrantë rezultojnë të kenë votuar pa ardhur fare në Shqipëri.
- • Skema me letërnjoftime të fallsifikuara apo korruptimi i komisionerëve përdoren për të mbushur kutitë.
- • Sistemi TIMS manipulohet për të përputhur hyrje-daljet në kufi me firmat e fallsifikuara në QV.
- • Nevojiten sisteme verifikimi të identitetit në QV dhe hetime para dhe pas zgjedhjeve ne sistemin TIMS
AKT
Edi Rama dhe qeveria e tij nuk mund të garantojnë zgjidhjen e problemeve që pamundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Si shkaktari i këtyre problemeve, Edi Rama nuk mund të jetë zgjidhja.
Vetëm një qeveri tranzitore, jashtë konfliktit të interesit, me vullnet dhe mbështetje politike, mund të zbatojë detyrat e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
Qeveria tranzitore do të ketë këto detyra:
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE
Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve.
- Ndalim i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve.
- Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit.
- Ndalim i prokurimeve, tenderave, koncesioneve\PPP-ve, licensave, favoreve dhe abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.
- Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike dhe kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar etj.
- Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i fallsifikimeve të
letërnjoftimeve.
- Regjistrim i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave të zgjedhësve.
- Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.
- Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje.
- Raportim me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm për opozitën.
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE LUFTA KUNDËR SHITBLERJES SË VOTËS
Ashpërsimi i goditjes së krimit të organizuar nga policia.
- • Goditja me tolerancë zero e shitblerjes së votës.
- • Kërkesë ndaj prokurorisë dhe SHISH për të hetuar me prioritet krimin zgjedhor, veçanërisht dosjet 184 dhe 339.
- • Vendosja e institucioneve ligjzbatuese qeveritare (Policia, Drejtoria e Pastrimit të Parave etj) në funksion të goditjes së krimit zgjedhor.
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE ABUZIMI ME BURIMET SHTETËRORE
Ndalim i menjëhershëm i përdorimit të burimeve materiale dhe financiare me ndikim në zgjedhje.
- • Moratorium i punësimeve deri në datën e zgjedhjeve.
- • Monitorim i rreptë i penalizimeve dhe përfitimeve sociale (ndihma ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, banesat sociale) dhe vënie para ligjit e shkelësve.
- • Ndalim i aktiviteteve promovuese qeveritare në fushatë zgjedhore.
- • Moratorium i akteve qeveritare që krijojnë përfitime në periudhë zgjedhore.
(lehtësi fiskale, pronësore, ekonomike)
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE PRESIONI MBI ADMINISTRATËN DHE ZGJEDHËSIT
Ngritja e strukturave për mbikqyrjen, denoncimin, regjistrimin dhe ndjekjen e rasteve të presionit mbi zgjedhësit, sidomos atyre në administratë.
- • Prioritet dhe tolerancë zero në hetimin dhe ndëshkimin e presioneve mbi administratën dhe zgjedhësit.
- • Koordinim institucional me prokurorinë për të hetuar presionin mbi zgjedhësit.
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE
IDENTIFIKIMI I BESUESHËM I ZGJEDHËSVE
Fuqizim dhe financim i menjëhershëm i infrastrukturës për pajisje me letërnjoftime.
- • Skema subvencionimi të çmimit të letërnjoftimit për personat në nevojë.
- • Monitorim dhe ndëshkim të rasteve penguese për zgjedhësit.
- • Fushatë proaktive ndërgjegjësimi dhe njoftimi.
- • Ngritja e një sistemi për verifikimin e letërnjoftimeve në çdo QV dhe goditja penale e fallsifikimeve.
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE
LISTAT E ZGJEDHËSVE & SISTEMI I ADRESAVE
Regjistrim derë më derë i shtetasve dhe identifikim i adresës së çdo shtetasi.
- • Integrimi i adresave me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
- • Regjistrim i zgjedhësit vetëm në listën e QV që i korrespondon vendbanimit faktik.
- • Përditësim i hartave zgjedhore.
- • Masa për caktimin e adresës së zgjedhësve emigrantë dhe caktimin e QV përkatëse.
- • Hartim i listave të zgjedhësve drejtpërdrejt nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile.
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE
VOTIMI FIKTIV I EMIGRANTËVE
Ngritja e një sistemi kontrolli dhe monitorimi të hyrje-daljeve në kufi dhe në sistemin TIMS.
- • Sigurimi i aksesit të plotë në TIMS për KQZ-në për të hetuar ankesat për votim fiktiv të emigrantëve.
- • Ndjekje penale me tolerancë zero të shkeljeve.
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE
ROLI I POLICISË NË ZGJEDHJE
Monitorim institucional i veprimtarisë së policisë në proces zgjedhor.
Raportim dhe ndëshkim i shkeljeve.
- • Largim i menjëhershëm i drejtuesve dhe policëve të lidhur me krimin.
- • Prioritet në goditjen e krimeve zgjedhore.
- • Garantim i sigurisë në zgjedhje dhe goditja e bandave.
- • Nxjerrje e akteve ligjore që disiplinojnë rolin e policisë në zgjedhje.
- • Raportim transparent i veprimtarisë së policisë.