Rreth një javë më parë ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi në ngjarje të rëndë në shkollën 9-vjeçare të fshatit Lundër, ku një person ka dhunuar drejtoreshën dhe dy mësuese, njëra prej tyre shtatzënë.
Këtë të enjte SYR.net ka udhëtuar drejt Lundrës ku ka mësuar të vërtetën e kësaj ngjarjeje, sipas drejtoreshës së shkollës Alma Kaziu dhe dy mësueseve incidenti ka ndodhur në datën 25 prill, dhe janë dhunuar nga Bardhi Xixi, person i cili ndodhet i lirë dhe sipas Berishës është mbështetës dhe anëtar i Partisë Socialiste. Për SYRI.net folur ka Alma Kaziu, drejtoresh e shkollës 9-vjeçare në Lundër.