Samiti i Berlinit/ Pacolli thyen heshtjen. Ju tregoj historinë e presionit ne Berlin! Puls7.com

E Enjte, 02 May 2019 17:05

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka dhënë versionin e tij për atë që ka ndodhur realisht në Samitin e Berilinit. Kjo deklaratë e tij merr rëndësi pas debateve dhe versioneve të shumta që kanë ofruar politikanët shqiptarë pasi janë kthyer prej Samitit, ku është vënë re një tendencë e qartë që secili ta tregojë një version të tij të historisë sipas mënyrës që i përshtatet secilit. Bashkangjitur po ju paraqesim edhe versionin e Behgjet Pacollit- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës:

Ai më pas ka thënë se edhe Merkel ka kërkuar pezullimin e taksës dhe të shihet nëse dialogu shkon në rrugën e duhur.

“Ne patëm një koktej dhe aty filloi presioni, fillimisht kryeministrit që duhet të hiqet taksa dhe të vazhdojë dialogu. Kush iu ka afrua atij i ka kërkuar pezullim të taksës. Pezullim për dy javë i taksës është kërkuar edhe nga ambasadori i SHBA-së. Normalisht z. Haradinaj thotë se taksa nuk hiqet dhe ky presion vazhdon te vendet e Ballkanit Perëndimor. Më vonë këshillat e Merkel kanë qenë që suspendoni këtë taksë dhe i definojmë gjërat si ndodhin. Nëse nuk ndodhin siç parashihet, jeni i legjitimuar për ta vënë përsëri taksën. Pason edhe propozimi i presidentit Macron, e njëjta retorikë”, ka thënë Pacolli.

Login to post comments