Nga Durrësi, ku qytetarë të shumtë i janë përgjigjur thirrjes për të dalë në rrugë kundër sistemit kriminal të pushtetit të Ramës, nënkryetari demokrat Edi Paloka u ka bërë thirrhje shqiptarëve të bashkohen me protestat.
Paloka u kërkoi falje atyre qytetarëve që bllokohen në rrugë, por e shikon këtë akt si një nevojë për të larguar nga pushteti bandën kriminale të Edi Ramës dhe arrogancës së tij.
Paloka nga Durrësi:
Të plotësojë atë kërkesë që sot nuk është më vetëm e opozitës, por e gjithë qytetarëve shqiptarë. Të largohet për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
Dua tu them shqiptarëve që të na mirëkuptojnë, në Shqipëri ka 3 lloj qytetarësh, ata që kanë dalë sot, ata që janë në shumicë që janë të bindur se pa largimin e Ramës situata nuk mund të përmirësohet.
Unë kam një thirrje për të gjithë qytetarët. Sa më shpejt të largohen me protestat aq më shpejt do ti japim fund këtij sistemi.