Nga “Rilindja”, po hidhet ideja se një përgjigje negative në qershor nga BE për hapjen e negociatave, mund të mos jetë faji i qeverisë. Artikulimin e bëri këtë të enjte ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, i ftuar më emisionin “Open” në Top Channel.
Cakaj u shpreh se politika brenda BE-së ndikon në mundësinë e dhënies së një rekomandimi pozitiv këtë vit, edhe pse gazetarë në studio u shprehen kudër arsyetimit të tij.
Robert Rakipllari artikuloi qartësisht se në këto 6 vite janë bërë “0 hapa përpara për integrimin e Shqipërisë”.
“Procesi i integrimit varet nga një reformë e dyfishtë, ato që ndodhin në Shqipëri, përmbushja e kushteve dhe procesi reformator që po karakterizon BE-në”, tha Cakaj.
“KE do ta publikonte raportin Shqipërinë në fund të majit. Do e publikojnë pas zgjedhje të PE. Indikator që procesi po bëhet politik”, shtoi Cakaj.