Monika Kryemadhi ka zbuluar se ditën e nesër LSI do të mbajë Konventën Kombëtare, e cila pritet të zhvillohet në orën 11:00 të mesditës.
Përmes një postimi në rrjetin social, Kryemadhi ka hedhur një foto ku shihet e shoqëruar nga të rinjtë e LSI-së.
Ja çfarë shkruan Kryemadhi:
Së bashku me një pjesë të grupit organizator të Konventës Kombëtare që do të mbahet ditën e nesërme më 4 maj, në orën 11:00, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Bashkëpunëtorë të vlefshëm, megjithëse të rinj në moshë, më japin energji, shpresë dhe vendosmëri në rrugën time për një Shqipëri të drejtë, të shanseve të barabarta dhe të zhvilluar ekonomikisht.
Me Elonën, Anën, Vivianin, Tean, Sarën, Georgesin dhe Ermirin.