Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi nga mbledhja e Konventës Kombëtare te partisë, ka folur me tone te forta parpara gjithe te pranishmeve, teksa ka shpalosur propozimeve kryesore të forces qe drejton.
Gjate fjales se saj, Kryemadhi nuk ka lene pa ironizuar me epitetet qe i ka vedosur Rama. “Edhe si doktoreshë edhe si fallxhore e parashikoj të ardhmen e vendit të ndritur të begatë, pa Ramën kryeministër, pa qeverinë e kapur nga krimi dhe oligarkët”- ka thene Kryemadhi.
Sipas saj, shqiptaret sot nuk i genjen me askush. “Nuk frymëzohen shqiptarët as më parullën “Rama ik, apo Luli-Mona hajde’. Jam shumë e ndërgjegjshme, por nuk është aq e lehtë të entuziazmosh 600 mijë shqiptarë që ushqehen me 5 dollarë në ditë. Një nënë që nuk ka para të ushqeje familjen dhe të cojë fëmijën në shkollë të lartë. Ne mund të fitojmë buzëqeshjen e njerëzve dhe zemrat e shqiptarëve nëse nënshkruajmë kontratë me ta, dhe duhet të jetë e vërtetë, t’i presim dorën oligarkëve, duhet të ngremë sistem që të presë cdo dorë që tenton ta bëjë këtë”- ka thene ajo.