Presidenti Ilir Meta, ishte sot i pranishëm në ‘Panairin turk të bamirësië’ në Tiranë, ku shprehu edhe konsideratën e tij, për ndihmesën që ky Panair jep në sensin jo vetëm kulturor por edhe humanitar.
“Me shumë dëshirë vizitova sot "Panairin turk të bamirësisë" në Tiranë, një aktivitet i rëndësishëm, jo vetëm kulturor, por edhe humanitar, me qëllim mbledhjen e të ardhurave për rinovimin dhe përmirësimin e kushteve të disa shkollave shqiptare. Ju ftoj ta vizitoni për të zbuluar dhe shumëllojshmërinë e punimeve të dorës, prodhimeve të artizanatit dhe kuzhinës turke, si një mundësi që frymëzon forcimin e marrëdhënieve tradicionale mes dy popujve tanë”, shkruan Presidenti Meta në profilin e tij në facebook, lidhur mbi vizitën në Panair.