Glorifikimi bastard i diktaturës

Saturday, 04 May 2019 20:02

 Nga Bardh Spahia
Për gjysëm shekulli dhunuan, persekutuan, internuan e vranë pa mëshirë këdo që guxonte të shprehej kundër drejtimit që po merrte vendi, izolimin e plotë të tij. Shqiptarët jetuan në një kamp prej 28 mijë kilometrash katrorë, të varfër, të uritur e të shfrytëzuar, ndërsa si “dije” u ofrohej ideologjia komuniste dhe historia e shkruar në funksion të saj. Natyrisht krimet makabre “në emër të popullit”, nuk i kanë shkruar, e prandaj të vërtetat e dhimbshme me fakte historike që dalin sot, sjellin revoltën e pasardhësve të kuq, sot në pushtet, që ruajnë ADN-në politike të atij rregjimi, për krimet e të cilit kurrë nuk kërkuan më së paku falje.
E turpshme e skandaloze që sot kanë kurajon të sulmojnë këdo nxjerr fakte historike, edhe pse ka dëshmi të gjalla e të shkruara nga dëshmitarë, që e kanë provuar në kurriz “diktaturën e proletariatit” të Shqipërisë, të regjimit më gjakatar e injorant të Europës. 30 vjet pasi e përmbysëm atë sistem, pasardhësit e rregjimit të kuq ëndërrojnë t’ua mbyllin gojën viktimave të tyre e pasardhësve të tyre! Harrojeni, qoftë për vota apo për genin e kuq që ju ngre krye bashkë me pushtetin, ka ikur koha e ndëshkimeve për fjalën! Njerëzit janë të lodhur deri ne revolte edhe me varfërimin e izolimin që po u rezervoni prej 6 vitesh. Mos guxoni t’i sprovoni më tej, e mos t’ju gënjejë mendja që do mund të shkelni pa të keq mbi gjakun e vuajtjet e viktimave të paraardhësve tuaj, o te pa dije, te pa shpirt, te pa zot e te pa komb! Nëse nuk kërkoni dot ndjesë, të paktën heshtni e respektoni dhimbjen e tyre! #AsgjëNukHarrohet

Login to post comments