Flamur Noka: Ramës do t'i pamundësohet dalja nga shtëpia

Saturday, 04 May 2019 21:05

Partia Demokratike është e vendosur se nuk do të shkojë në zgjedhje me Ramën kryeministër, pasi sipas saj zgjedhjet do të ishin farse.

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora tha se protestat do të vazhdojnë, duke paralajmëruar se kryeministrit Rama do ti pamundësohet dalja nga shtëpia.

Flamur Noka: Ajo që duhet të bëjë hesap Edi Rama është fakti që shumë shpejt atij do t'i pamundësohet edhe dalja nga shtëpia, qoftë edhe në zyrë. Shumë shpejt Shqipëria do të jetë e bllokuar dhe e pushtuar e gjitha nga populli opozitar që kërkon largimin e klikës që ka marrë peng të ardhmen e këtij vendi. Jemi në stinë protestash nuk jemi në protestë. Ne jemi në një përshkallëzim, por të jeni të sigurt që deri në 30 qershor përshkallëzimi do të njohë shkallë të tjera dhe do të detyrohet diktatoruci, ose baroni i krimit dhe dorgës të largohet nga karrigia e pushtetit.

Noka përjashtoi në mënyrë kategorike një tryezë mes Ramës dhe Bashës. Vetëm largimi i Ramës- tha ai -i hap rrugën dialogut.

Flamur Noka: Shansi për dialog është vetëm ky: Edi Rama të largohet si shkaktari i të keqes së madhe për shqiptarët. Edi Rama është shkaktari i kësaj të keqe që po vuajnë shqiptarët. Vetëm largimi i tij hap rrugën për tryezë. Shanset për një tryezë Rama-Basha janë zero. Tryeza do të jetë e gjithë faktorëve, pas largimit të Edi Ramës nga karrigia e pushtetit.

Login to post comments