Portretet dhe simbolet e Enver Hoxhës dhe komunizmit u shfaqën sërish sot në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.
Kjo shfaqje ka 6 vjet që jepet jo vetëm më 5 Maj por edhe me 29 Nëntor dhe disa herë të tjera gjatë një viti kalendarik.
Që pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës në vitin 2013, Enver Hoxha dhe e keqja e madhe që ai simbolizon për këtë vend, është rikthyer në mënyrë të dhunshme, jo vetëm në data përkujtimore por edhe në formën e bijve, nipave dhe mbesave të byroistëve të dikaturës që sot ulen në zyrat më të rëndësishme të shtetit shqiptar.
Sot në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, fotot dhe sloganet për dikatorin komunist të jepnin idenë sde nuk jemi në Shqipërinë, vend anëtar i NATO-s por në Korenë e Kim Jon Un-it.
Ligji për dekomunistizimin është domosdoshmëri sikundër edhe ndalimi njëherë e mirë me ligj i portreteve dhe simboleve të diktatorit Enver Hoxha.