Duket se qeveria nuk i ka derdhur ende shtesat e pagave për ushtarakët për muajin prill e as ato për vështirësitë e punës dhe jo vetëm kaq: një denoncim i ardhur nga radhët e ushtarakëve e e bën edhe më pesimiste situatën. Sipas këtij burimi, pagesat janë shtyrë për muajin tjetër!
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar denoncimin në fjalë duke vënë në dukje se edhe ‘ushtarakët, të mashtruar nga narkoshteti! Lexoni denoncimin e oficerit dixhital”, fton Berisha në vijim.
Zoti Berisha !
Kam nje ankesë. Brenda mundësive, anonim. Ne si ushtarakë, na u tha nga eprorët tani se do të ngrihen pagat dhe vështirësitë për muajin prill. Jo që s’na janë hedhur vështirësitë dhe rritja e pagës si ushtarakë, po na është mbajtur me pretekstin se do të hidhen muajin tjetër .
Çfarë? Kanë hall mos prishim shumë dhe na kursejnë apo ndonjë gënjeshtër e rradhës?
Mirë kushte s’kemi, s’na i plotësojnë, ato që na japin për të ngrënë s’dihet nga e kanë origjinën, jemi bërë si kavje, po të paktën dhe atë që na takon mos të na e japin?!