’Struci’ në Vlorë, fsheh kokën dhe nxjerr b…”, Shpëtim Gjika thumbon Dritan Lelin për përmbytjet

Hënë, 06 May 2019 10:49

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka ironizuar kryebashkiakun, Dritan Leli për përmbytjen e rrugëve të këtij qyteti nga reshjet e shiut. Gjika e krahason Lelin me “strucin”, që fsheh kokën, jo kur e sulmon kafsha grabitqare, por kur mbytet në ujë.

Ish-kryebashkiakut shkruan më tej se “zanati mësohet qysh vitin e parë”, pasi  sipas tij, në të kundër “do të mbetet çirak dhe do e mbajnë në punë për sevap”. “Sot e mësova që, “struci”, vetëm këtu në Vlorë dhe jo gjetkë, e fshehka kokën dhe nxjerr bythën zbuluar, jo kur i kanoset rreziku nga kafsha grabitqare, por kur u mbytka në ujë 👎!

Zanati thonë, o mësohet qysh vitin e parë, kur ke vullnet, pasion dhe dëshirë, ose në të kundërt, jo që nuk bëhesh dot usta, por për fat të keq, ngelesh çirak edhe po të mbajtën në punë për sevap edhe 4 vjet të tjera !”, shkruan Gjika.

Login to post comments